Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Gazment Bardhit, për takimin që kreu i shtetit pati sot me kreun e grupit parlamentar të PS-së.
Tedi Blushi: Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!
Pas takimit Meta-Balla, Bardhi u shpreh se nuk ndihej i habitur nga konsultimet mes “Trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë edhe pa prezencën e kamerave”.
“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkruante Bardhi.
Pas takimit Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë parti, por takimin me Ballën tha se ishte një kërkesë informale për një konsultë me kreun e mazhorancës në Kuvend.
Presidenti ka bërë me dije se nuk do të konsultohet me partitë e tjera politike për datën në zgjedhjet e pjesshme lokale.