Presidenti Ilir Meta është përgjigjur me ironi ndaj aludimeve se është i frikësuar nga një shpallje e mundshme non-grata nga SHBA-të. Ai tha se do të ndihej i zhgënjyer nëse diça e tillë nuk ndodhte gjatë presidencës së tij, duke përjashtuar kategorikisht këtë mundësi.
Meta tha se ishte i gatshëm të blinte biletë me lekët e tij personale dhe të shkonte në SHBA dhe më pas nëse FBI dhe CIA mund të ngrinin asetet e tij personale. Kjo çështje është përcaktuar nga presidenti si diçka që e bënte për të qeshur.
Pyetja: Escobar, nuk ju takoi, çfarë problemi kanë SHBA-të me ju?
Meta: Nuk ka si të kenë, nëse ka një politikan në Shqipëri që kurrë nuk i ka gënjyer SHBA-të ai është Ilir Meta. Edhe gjithmonë kam thënë vendimet e mia dhe i kam argumentuar. Meta ka pasur gjithmonë të drejtë sepse mendohet shumë kur flet me një përfaqësues të shteteve të huaja. Marrëdhëniet e mia nuk kanë qenë të përsorura me këdo.
Pyetja: Pse SHBA-të duhet të thyheshin me ju?
Meta: E shikoj totalisht si inskenim të grupeve të interesit që kërkojnë probleme mes Shqipërisë dhe SHBA-ve duke krijuar një lloj presioni që nuk pi ujë fare. Jo vetëm ndaj meje po edhe ndaj politikanëve të tjerë. Nuk kam asnjë problem unë tani me to, nëse dikush do ta kthejë si puna e gruaja të Bilalit, nuk kam ç’të bëj unë.
Pyetje: A keni frikë se do shpalleni non-grata?
Meta: Do isha shumë i zhgënjyer nëse kjo gjë do ndodhte ndërsa unë jam president. Do ishte gjë e mirë dhe nuk do më shqetësonte fare.
Por nuk mendoj se do ndodhë kjo sepse kam një marrëdhënie të mrekullueshme. Meta nuk ka paguar asnjëherë as në të zezë dhe as në të bardhë për të dalë në foto me presidentët e Amerikës. Nuk kam bërë asnjë marrëveshje për të mbyllur çështje të caktuara të dikujt.
Të marr një biletë unë me lekët e mia dhe të shkoj në SHBA te CIA dhe FBI, t’i ngrijnë asetet pasuritë etj. Mua më vjen për të qeshur nga këto.