Kryeministri Edi Rama, familjarë, ministra dhe deputetë kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kujtim të 4 viktimave të 21 Janar 2011.
Reshjet e shiut nuk e kanë ndaluar kryeministrin që të marrë pjesë në homazhet e zhvilluara dhe së bashku me familjarët e 4 të vrarëve kanë vendosur lule në pllakat e Bulevardit.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj mbetën të vrarë gjatë protestës të zhvilluar nga PS, në opozitë asokohe përballë kryeminsitrisë.
Sali Berisha ishte kryeminsitër, ndërsa Lulzim Basha ministër i Brendshëm.