Pika turistike e Vermoshit me temperaturat gjatë natës deri në -17 gradë celcius mban rekordin në veri të vendit sa i përket të ftohtit. Moti i keq ka mbërthyer të gjithë qarkun, ku vazhdojnë reshjet e dëborës në zonat e thella të Pukës, Fushë Arrëzit dhe në malësinë e Dukagjinit.

Rrugët janë të gjitha të kalueshme por kërkohet  pajisja me zinxhirë në akset drejt zonave malore. Mbajtja hapur e rrugës për herë të parë në këto 30 vite për Thethin ka bërë që vizitorët të jënë të shumtë në këto ditë. Mes tyre edhe aventurieret.

Biologia Aurora Piroviq dhe alpinisti Bedat Dini me grupin e tyre, sfiduan këtë të diele temperaturat -7 gradë celcius për tu larë në ujëvarën e Thethit.

Për të përballuar të ftohtin nëse në zonat malorë, ngrohja sigurohet permes druve, në qytetin e Shkodrës, qytetarët kanë zgjidhje të ndryshme.