Liverpooli fitoi në fushën e Crystal Palace dhe ngushton në 9 pikë diferencën me Manchester City-n kryesues, por kjo distancë do të shkonte në 6 pikë nëse “The Reds” do t’ia dalin të triumfojnë në ndeshjen e prapambetur.
Skuadra e Jurgen Klopp e zgjidhi shumë shpejt sfidën në “Selhurst Park”. Ku që në minutën e 8-të e gjeti golin van Dijk, për të ardhur më pas te minuta e 32-të, kur Oxlade-Chamberlain thelloi epërsinë e miqve.
Edouard rihapi takimin në të 55-tën, me golin e 1-2, por një minutë para përfundimin të kohës së rregullt Fabinho vulosi suksesin 1-3 të Liverpoolit.
Tjetër rezultat i pakënaqshëm për Arsenalin, që pas humbjes me Manchester City-t ngeci 0-0 në “Emirates” përballë Burnley-t.
Ndërkohë nuk pati fitues as në sfidën mes Leicester City-t dhe Brightonit, që përfundoi 1-1. Daka realizoi në fillim të pjesës së dytë për “Dhelprat”, por reaguan miqtë me Wellbeck në minutën e 82-të