Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija u bënë prindër për herë të parë para dy ditësh. Selvija solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Roel.
Ditën e sotme ajo ka bërë një postim falenderues për të gjitha urimet, e ndër të tjera ka treguar vështirësitë e lindjes.
“Ne jete s’kisha provuar ende te ndjesh dhimbje kaq te madhe ne trup por 1 uragan lumturie ne shpirt. Prej ketij momenti e vleresova edhe 100 here me shume 1 femer pasi e perjetova vete ndjesine qe inshallah cdo femer do e arrij dhe do e kaloj.
Operacioni cezarian nuk ishte i lehte, dhimbjet e forta dhe zgjimi pas anestezioni nuk ishin te perballueshme te pakten per mua por kur stafi i spitalit ma vendosi Roelin ne kraharor e kuptova se jo cdo dhimbje te dhemb, jo cdo mundim te ben te vuash.
Ndonjeher shperblimi eshte shume i madh,eshte thesari qe ti e ke pritur gjithe jeten,eshte lutja e pranuar nga Allahu i Madheruar. Nuk eshte e lehte edhe te kesh 1 bebush kur ende nuk mu te ngrihesh mir nga krevati,por sdo ta ndryshoja kte me asgje ne bote. Ne pamundesi per tja kthyer secilit urimet doja te ju falenderoja 1000 here e te ju uroja te gjitha te mirat e botes.
Lutem qe Allahu i Madheruar tua plotesoj ato copezat e shpirtit,tua plotesoj deshirat e zemres suaj,tua ruaj shendetin dhe familjen tuaj e te ju gezoj me cka tju doj shpirti. Ju faleminderit nga zemra sinqerisht”, ka shkruar ajo.