Dashi-Do të jeni nën ndikimin negativ të yjeve dhe të një periudhe nën ritmin e duhur. Rrezikoni që të përfshiheni në polemika të cilat do të shtrihen në çdo fushë, si në atë të ndjenjave edhe në sektorin profesional.
Demi-Kjo e martë parashikohet të jetë një periudhë rikuperimi pozitiv, për të gjithë sektorët. Duhet të mundoheni që të qëndroni larg polemikave dhe kritikave lidhur me problemet e mbetura pa zgjidhje.
Binjakët-Ndikimi i Saturnit, do të vendosë në diskutim një sërë ekuilibrash të brendshëm në këtë ditë Krishtlindjesh. Megjithatë parashikohet një rikuperim i lehtë në raportet ndërpersonale.
Gaforrja-Mund të vendosni të përqendroheni në objektivat tuaja personal, duke vendosur në plan të parë dëshirat tuaja gjatë kësaj dite. Gjithashtu duhet të mundoheni të largoni njerëz dhe situata negative nga rrugëtimi juaj.
Luani-Parashikohet një situatë astrologjike aspak e favorshme. Parashikohen pakënaqësi të shumta, të cilat do të jenë të shtrira në të gjithë sektorët e jetës.
Virgjëresha-Mund të pësoni një rënie të lehtë, si pasojë e ndikimit negativ të Hënës gjatë kësaj dite. Ndërsa nga pikëpamja sentimentale, mund të ketë rikuperim intensiteti dhe bashkëpunimi me partnerin/en.
Peshorja-Do të ndjeni nevojën për tu kthyer në lojë, në këtë ditë Krishtlindjesh. Nën ndikimin e favorshëm të yjeve, sfera sentimentale dhe ajo familjare do të shkëlqejnë.
Akrepi-Ky 25 dhjetor do të jetë i mbushur me pozitivitet dhe fati do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët, si të sferës profesionale edhe të asaj sentimentale. Do të mbyllni me sukses disa projekte vërtetë të rëndësishme.
Shigjetari-Kjo e martë do të jetë vërtetë pozitive, pavarësisht një sërë vështirësish të lidhura me botën profesionale dhe atë të ndjenjave. Në fund të ditës, do të ndiheni të lehtësuar.
Bricjapi-Do të gjeni një periudhë ideale për realizimin e projekteve të reja, nën ndikimin pozitiv të yjeve në fushën familjare, sentimentale dhe profesionale.
Ujori-Kjo ditë nuk do të jetë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të përballeni me një sërë kritikash lidhur me veprimet tuaja gjatë javëve të lëna pas. Mundohuni që të përqendroheni më shumë në rikuperimin psiko-fizik.
Peshqit-Mund ta lini veten të lirë të përfshiheni sentimentalist në një eksperiencë të re. Me afrimin e vitit të ri, parashikohen mundësi të shkëlqyera në sferën profesionale.
Faxweb