Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS të gjithë drejtuesit politik të qarqeve, të cilët do të bëjnë një analizë të të dhënave sesi po zhvillohet parafushata në terren. Të 12 drejtuesit e qarqeve janë duke bërë raportimin e tyre te Rama, ndërkohë që mesiguri i pari i qeverisë do të japë porositë dhe secilin prej tyre.
Brenda datës 8 Mars partitë politike kanë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve, për të cilën Rama ka thënë se një rol kyç do të luajnë dhe drejtuesit e qarqeve, që do të zgjedhin ekipin e tyre, që më pas do të miratohet nga kryesia.
Kusht mbetet që kandidatët të jenë pa lidhje me krimin, pasi kjo është një kërkesë e vazhdueshme e BE-së dhe ambasadës amerikane në vendin tonë. Vijon…
Faxnews