75 milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje alarmi si pasojë e stuhisë së dëborës që po godet vendin. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se kjo është një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë në bregun lindor

Mijëra fluturime janë anuluar. Në Massachusetts me 4.9 milion banorë ësshtë paralajmëruar se mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë dhe era mund të arrijë një shpejtësi deri në 113 kilometra në orë. Guvernatori i vendit u shpreh se do të jetë një nga stuhitë më të mëdha e viteve të fundit, dhe do të jetë e pamundur lëvizja, ndaj i bëri thirrjeve banorëve të shmangin  daljet nga shtëpia deri të hënën.

Në New England banorët kanë nxituar të boshatisin dyqanet me ushqime duke detyruara supermarketet që të lusin klientët që të blejnë aq sa iu duhet dhe të lënë dicka dhe për të tjerët. Në New York është parashikuar të bjerë deri në 30 centimetra dëborë.

Autoritetet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë bënë apel që të tregohet kujdes pasi temperaturat do të bien ndjeshëm dhe në rrugë do të ketë ngrica.

/abcnews.al