Këto janë pamjet që vijnë nga Drejtoria Rajonale e Kadastrës në qytetin e Elbasanit. Ndonëse prej ditësh Elbasani shënon shifra të larta të infektuarish, duket se qytetarët nuk janë frikësuar mjaftueshëm. Ata i sheh ngjitur ngjitur me njëri-tjetrin pavarësisht moshës.

Të pyetur për indiferentizmin në kohë pandemie shprehen se vijnë nga qytete të tjera dhe e kanë të pamundur të rikthehen pa mbaruar punë.

 “Faj nuk ka askush, fajet po ne i kemi. E dyta, njerëzit që janë aty duhet të rrinë nga dy metra larg njëri-tjetrit.”, u shpreh një qytetar.

“Kam që mgjes rri këtu në diell, i them më fut brenda për të marri një tapi të 91-it. Unë jam me tension edhe nuk e duroj dot temperaturën.”, u shpreh një qytetar tjetër.

Nga ana tjetër edhe pse institucionet vendor ka mjaftueshëm hapësirë për të ruajtur distancën qytetarët nuk bëjnë minimumin e tyre.

(R.g/Faxweb.al)