Një 31-vjeçar është arrestuar pasi në gjendje të dehur drejtonte automjetin dhe përplasi dy mjete të tjera.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 31-vjeçari nga Kukësi ishte duke drejtuar automjetin ‘Mitsubishi’ në gjendje të dehur kur ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet tip kamion ‘Volvo’ dhe një mjet tip ‘Ford’.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(R.G/Faxweb.al)