Home AKTUALITET Burri i ish-ministres së Ramës bën veprimin e rëndë ndaj efektivit të...

Burri i ish-ministres së Ramës bën veprimin e rëndë ndaj efektivit të Policisë, publikohen pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi

41

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish ministres Besa Shahini, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë që kjo parti organizoi të shtunën para Qeverisë.about:blank

Teksa për pak minuta pati tensione në protestën para objektit të Qeverisë, Molliqaj është filmuar teksa me shuplakë ka goditur njërin nga zyrtarët në dyert e Qeverisë.

Vetë Molliqaj ka akuzuar Policinë se është e dirigjuar politikisht teksa policët i ka quajtur të pasjellshëm.about:blank

Ndërkaq, në një reagim të mëvonshëm, Molliqaj as që e ka përmendur goditjen e tij ndaj një zyrtari policor.

“Manifestimi i sotëm nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e njerëzve që u vetorganizuan, madje sollën edhe parrulla me vete; nuk do të ishte i mundur pa gazetarët që kanë informuar rregullisht dhe drejt mbi rritjen e çmimit të rrymës, por edhe lajmet për protestën. Ky bashkim nuk është bashkim në shërbim të askujt veçanërisht. Ky lloj mobilizimi është i mundur vetëm kur ndërmjetësohet dhe ka në qendër interesin publik. Përpara”, ka shkruar ai në Facebook.about:blank

E sipas PSD-së, dhuna është ushtruar nga Policia e jo nga ta. Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, ka publikuar një video ku disa policë e shtyjnë Molliqajn nga objekti i Qeverisë.

Molliqaj edhe në një protestë të mëhershme, sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, kishte nxitur reagime pasi kishte nxjerrë nga vetura një zyrtar shtetëror, ndërsa pastaj protestuesit kishin thyer veturën.about:blank

Policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka iniciuar hetim ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për goditjen që i dha një zyrtari policor gjatë protestës së sotme.

Policia thotë se gjatë protestës së sotme, të organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës, disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.