Ishte vendosur që Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër të mbahej ditën e djeshme, por pas mbylljes së dyerve të stadiumit ‘Luftëtari’ nga Bashkia Gjirokastër dhe presionit që ju u shtrua disa prej anëtarëve, gjithçka u shty me 24 orë.
Kështu, ditën e sotme u mbajt edhe Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, ku gjatë punimeve u propozua emri e Armando Dukës si kandidat për president te FSHF
Kreu aktual i federatës u mandatua edhe një here në krye të shtëpisë së futbollit.
Asambleja e Gjirokastrës ka propozuar edhe emrat e Altin Çomos dhe Xhevit Kaçorrit si delegatë për në Asamblene e marsit.
Ne Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës nuk janë zhvilluar zgjedhje për kryetar pasi zoti Sadik Sadikaj është votuar në vitin 2020 për një mandat 4 vjeçar.