Home AKTUALITET POLITIKË Berisha: Më 8 janar në selinë e PD kishte bandë, Basha do...

Berisha: Më 8 janar në selinë e PD kishte bandë, Basha do pësojë humbje katatrofike në zgjedhje

17

Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Vaun e Dejës, deklaroi se më datë 8 janar, në selinë e PD-së kishte bandë të armatosur.

Berisha theksoi se Lulzim Basha do të pësojë humbje katastrofike më datë 6 mars, sepse asnjë demokrat nuk e beson më atë.

‘Më 8 janar, në selinë e PD kishte një bandë kriminale, Rama i ndihmoi. Edi Rama i ndihmoi, duke iu dhënë pajisje sikur policëve.

Duhet të çlirohemi nga kriminelët që kanë kapur këtë pushtet dhe selinë e PD-së.

Rama nxit Bashën që të hyjë në zgjedhje lokale, sepse Basha do dalë shumë dobët në zgjedhje.

Demokratët të mos mashtrohen nga një njeri që nuk ka parime, por të votojnë Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë shqiptare’, – u shpreh Berisha.