Lulzim Vrana do të jetë kandidati që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në Vorë në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Vrana është zgjedhur gjatë votimit të primares si kandidati me më shumë vota.
“Luan Gani 55 vota. Lulzim Vrana 277 vota. 332 fletë votimi në fletën e votimit. 332 të vlefshme, nga këto 55 luan Gani dhe lulzim vrana 277”, tha Agron Marku, Kryetari I Komisionit Vendor të Votimit dhe Numërimit.‘Sot grupi i Rithemelimit të PD-së vendosi standardte të reja për zhvillimin e garës. Falenderoj shumë për korrektësinë për gjatë kohës që kishim gjatë votimit. Objektivi im është se qënia si qytetar i parë, unë do të punoj për ta. Unë do të jem kryetar dhe do të arrij që ta fitoj këtë bashki. Do kemi kontakte dhe me demokratë të tjerë. Po të jemi të bashkuar mund të arrijmë fitoren.’- tha Vrana.
lajmi ne perditesim