Partia Demokratike e Shqipërisë nuk i njeh kandidatët që dolën sot nga “Primaret” e zhvilluara nga grupi i Sali Berishës. Selia blu thotë se Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike.
“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.
Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën” deklaron PD.
Sot grupi i Sali Berishës përcaktoi kandidatët për bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Kandidatët e Sali Berishës
Lulzim Vrana- Vorë
Premtim Kryemadhi-Dibër
Hekuran Xhani-Rrogozhinë
Ardian Muka-Durrës
Elton Bano-Lushnje
Shkodra në proces
/Abcnews.al