Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmoi se nuk ka nevojë për negociata me deputetë të PD-së të cilët sipas tij e kanë detyrim që në Kuvend të votojnë zgjatjen e organeve të vetingut sipas propozimit të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një deklarate për mediat, Balla tha se Reforma në Drejtësi nuk është një çështje politike por instrumenti i vetëm për të larguar nga sistemi gjykatësit e korruptuar. Gjithashtu Balla bëri me dije se në axhenhdën e Kuvendit do të miratohen një sërë projektligje, duke nisur nga ngacmimet seksuale në vendet e punës deri tek marrëveshjet me Greqinë për të goditur krimin e organizuar.
“Të ndjekim axhendën e Kuvendin që ka hyrë në një punë intensive për një sërë projektligjesh. Një ndër projektligjet janë edhe dënimi për ngacmimet seksuale në vendet e punës, është një fenomen i hapur në Europë por gjerësisht edhe në Shqipëri. Gjithashtu do të jenë disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme me vendet e rajonit. Marrëveshje me Greqinë për goditjen e bandave kundër krimit të organizuar.
Zgjatja e Organeve të Vetingut negociatat me PD? Zgjatja e mandatit të organit të Vetingur nuk është një cështje politike por të çojmë përpara një prej pilotëve kryesorë të drejtësisë së re. Pa vetingun sot nuk do të kishim një drejtësi të pastruar nga elementë kriminalë dhe gjyqtarë që nuk justifikojnë dot pasurinë. Inisjativa e shtyrjes së organeve të vetingur nuk është iniciativë e PS por për të cuar përpara këtë nismë, në Kuvend të gjithë deputetë duhet ta votojnë pavarësisht bindjes politike.
Reforma zgjedhore – “Ne duam të ruajmë të njëjtin përcaktim siç kemi pasur në komisionet e tjera të reformës, hartimi dhe më pas transformimi sipas raporteve të OSBE-OHDIR , edhe opozita duhet të kuptojë që të fillojë sa më shpejt puna, pasi koha vjen duke u shkurtuar. Ka negociata dhe vazhdojnë”, tha Balla.