Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Manastirliu tha se brenda muajit qershor do të përfundojë faza e parë e projektit, për të vazhduar më pas me rikonstruksionin e të gjithë korpusit spitalor.
“Një vepër e infrastrukturës, jo vetëm që do të plotësojë kërkesat e mjekëve nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, sepse do të zgjerojë kapacitetet, por nga ana tjetër do të krijojë kushte për t’u zhvilluar akoma më shumë përsa i përket burimeve njerëzore. Investimi po ecën me ritme të mira dhe ne kemi si objektiv ta përfundojmë përpara afatit që është vendosur në kontratë, do të finalizohet faza e parë brenda muajit qershor, për të vijuar më pas investimin në strukturën aktuale apo godinën klasike të maternitetit “Mbrëtëresha Geraldinë”, tha Manastirliu.
Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor.