Kryeministri Edi Rama sot i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, të denoncuara nga deputetja Oriola Pampuri se kreu i qeverisë ka shkuar me çharter në Suedi.
“Kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter në Bavari! Po në Suedi a ka shkuar me charter privat?”, ishin pyetjet e bëra nga Pampuri.
“Nuk do të thotë se kam qëndruar aty, kam qëndruar me familjen në Mynih. Isha një orë me gazetaren për rubrikën e saj të njohur me personazhe në natyrë. Kush më dëgjoi dje, dëgjoi qartë se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro së bashku me gruan dhe djalin e vogël.
Unë e thash shumë qartë. Suedia? Po ku hyn këtu? Çfarë lidhje ka kjo? Jo, nuk kam udhëtuar në Suedi” shprehet Rama.
“Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.
Ja në video një shembull i freskët fare nga rruga e palës së parë.”, shkruan Rama krahas videos.