Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News, ku është ndalur të flasë për marrëdhënien me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Për moderatoren Juela Meçani kreu i shtetit konfirmoi takimin e tij me ish-liderin historik të PD, Sali Berishën, gje te cilen e tha per here te pare Berisha mbremjen e djeshme. Meta pranoi se takimi ndodhi fundjavën e shkuar dhe se në fokus të bisedimeve ishte situata politike.
Meta ndër të tjera deklaroi se është gati ta presë sa herë të dojë, jo vetëm zotin Berisha, por këdo që troket në derën e Presidencës, duke mos i kursyer komplimentat për Berishën, për të cilin tha se është bërë më demokrat dhe më tërheqës.
Pjesë nga biseda
Meçani: Protesta e 8 janarit?
Meta: Sigurisht që nuk nuk jam partizan i veprimeve që çojnë në përplasje dhe dihej që do kishte përplasje. Unë jam që njerëzit ta kërkojnë atë që ju takon, të mos vendosën në presionin e përplasjeve. Nganjëherë padurimi na çon të bëjmë gabime. Ka një meritë sepse ka sjellë primaret.
Meçani: A ja këshillon partive të tjera?
Meta: Të gjitha ta bëjnë dhe ta bëjnë më mirë. Kjo demokraci do të gjallërohet, do të bëhet e fortë kur qytetarët të marrin pjesë në të. Referendum kombëtar, lokal. Nëse nuk e pyesim popullin, atëherë çfarë sovraniteti ka. Ne jemi popull mikpritës. Ka një hall dikush e presim. Jam marrë me çështjen e Astirit, Unazës, kam takuar qytetarët. Dënohet Klevis Balliu 2 herë. Njëherë nuk vendoset në listë, njëherë nga gjykatë. Njëherë si Klevis, njëherë si djali i Fariut. Kush u dënua për aferat e Unazës? Nënë Liza është një nënë e nderuar. Ajo nuk kërkon asgjë të paarsyeshme. Nuk mund të shkojë arbitrariteti jo ndaj nënë Lizës por as ndaj një banditi, sepse jemi shtet i së drejtës.
Meçani: Zoti Berisha na bëri të ditur se ishte konsultuar me ju?
Meta: Tjetër takimi, tjetër konsultimi, tjetër negociata. Kolegu juaj Çim Peka është ngatërrestar i paparë. Jemi takuar me z.Berisha. Unë e kam kërkuar që në nëntor të vitit para zgjedhjeve. U bënë 14 muaj. Ka pasur disa probleme, në rrethanat familajre, e kështu me radhë. Më në fund u takuam. Jemi takuar para 3-4 ditësh.
Meçani: Në fundjavë?
Meta: Unë me zotin Berisha takohem çdo sekonde. Çdo njeri që troket këtu unë e pres. Nuk është karrigia ime. Zotëria e ka derën hapur këtu dhe në shtëpinë time 24 orë. Kjo nuk do të thotë që ne ndajmë të njëjtat qëndrime për çdo çështje. Ashtu siç nuk kemi ndarë s kur ishim në qeveri. Dhe kjo na bashkon.
Meçani: Bashkëpunëtor me ju Berisha kur të riktheheni?
Meta: Për të mirën e vendit bashkëpunoj me çdo njëri që nuk prek sovranitetin, demokracinë. Unë e kam thenë para disa muajsh. Vjen e bëhet dhe më tërheqës dhe më demokrat. Primaret tani po i sjell. Unë e kam pasur bindje dhe më para se vendi nuk i lihet elitave, sepse mund të korruptohen dhe shantazhohen lehtë. Ne kemi parë sesi bëhen pengë të faktorëve të ndryshëm.