Pas denoncimit te njesise antikorrupsion te drejtuar nga ministri i brendeshem Ulsi Manja, bëhet me dije se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është shkarkuar përgjegjësja e sektorit të sportel-kadastrës në Durrës, Albana Gjoni.

Gjoni zëvendësohet nga Igli Dervishi, i cili do të jetë tashmë në krye të sektorit të sportel-kadastrës të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës.


Dervishi më herët ka mbajtur postin e specialistit prane Kadastrës në Durrës.