Pas krimit makabër me kosë ndaj Alkis Kampanos, kanë nisur tensionet në Greqi ditën e sotme. 20 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e grekut, dyshohet se nuk është autori i vërtetë i vrasjes.
Ndërsa kanë mbërritur sot në Gjykatë të arrestuarit (Me origjinë greke dhe shqiptare), përmes dëshmive të tyre është zbuluar se autori me kosë është një 21-vjeçar grek.
Sipas ERT, 21-vjeçarit do ti merren shenjat e gishtave dhe materiali gjenetik në mënyrë që të vërtetohet se ai është vrasësi i vërtetë.
Ajo që presin punonjësit e policisë është që identifikimi i saktë i autorit të kryhet përmes laboratorëve ku do të dërgohen mostrat, megjithatë i riu grek mohon të gjitha akuzat.
Në dosjen e policisë janë përfshirë edhe dy persona të tjerë dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.
Një rast i veçantë për autoritetet është 20-vjeçari shqiptar, i cili u arratis nga Greqia pak orë pas ngjarjes së rëndë, bashkë me me mikun e tij 23-vjeçar.
Ata u akuzuan edhe për therjen me thikë të tifozëve në zonën e Charilaos në mars 2019. Burime policore bëjnë me dije se ndaj tij do të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar, me qëllim arrestimin e tij nga autoritetet shqiptare.
Kujtojmë se me 1 shkurt, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut.
Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou.
Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg.
Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe.
E ndërsa ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht, qytetarë dhe të afërm të viktimës ndodhen në ambjentet para gjykatës, mjaft të revoltuar duke sharë dhe mallkuar të arrestuarit që u futën brenda.