Për të gjithë fansat e Horizon Zero Dawn, të cilët kanë shumë dëshirë të blejnë lojën pasardhëse Horizon Forbidden West kemi një lajm të mirë.
Ju mund të kurseni $10 në blerjen e lojës Horizon Forbidden West për PS5 duke përdorur një “trik” të thjeshtë. Aktualisht Forbidden West ka një çmim prej $69.99 në versionin për PS5, por ju mund të bleni versionin e lojës për PS4 për vetëm $59.99 dhe më pas të upgrade-oni lojën në versionin për PS5 falas.
Ju mund ta bëni këtë blerje përmes dyqanit që ndodhet në PS4 ose dyqanin në web të Sony. Për fat të keq kjo do të jetë loja e fundit që do të luhet midis gjeneratave PS4/PS5 e cila do të ofrojë këtë politikë të update-imit falas.
Në gusht të vitit të kaluar, Guerrila Games konfirmoi se prezantimi i Horizon Forbidden West do të shtyhej për në vitin 2022 për shkak të problemeve nga pandemia. Prandaj si fillim Sony nuk e përfshiu këtë lojë në listën e rinovuar të lojrave që do të update-ohen falas nga versioni i PS4 në PS5. Mirëpo më parë Sony e kishte përfshirë këtë lojë në listën e publikuar para se publikimi i Horizon Forbidden West të shtyhej, dhe vendosi të lajmërojë se kjo do të jetë loja e fundit që do të përfitojë nga ky update falas.
Tashmë ju takon të bëni kërkime të tjera se ku do ta shpenzoni këtë $10 që sapo kursyet.