Momente tensioni janë shënuar në këto momente në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku qindra punonjës policie janë bërë gardh, dhe nuk lejojnë askënd që të hyjë brenda rrethimit.
Një 21-vjeçar, i cili më herët foli për Fax News, tha se brenda rrethimit dikush nga familja e tij, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Çfarë tha djali më herët:
Familjen e kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia, kemi një javë që e dinim se do të vinin për shembjen.
Është shtëpia jonë, është mundi i 30 viteve, nuk mund ta hedhim.
Babai im ka ardhur këtu që në vitin ’92.
Nuk kemi arritur një marrëveshje, ne nuk duam shtëpi sociale, jemi me certifikatë pronësie, si mund të trajtohem unë njësoj si banorët e prekur nga tërmeti.
Edhe nëse kemi gjetur një shtëpi me qera të përkohshme, nuk e zhbën faktin që na shembën shtëpinë.