Bashkia e Elbasanit fillon iniciativen
Edhe pse bashkia e Elbasanit ka destinacione të shumta turistike dhe resurse për zhvillimin e turizmit nuk ka asnjë zonë të mbrojtur. Në këtë kuadër Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan kanë ndërmarrë një nismë për shpalljen e pikës turistike të Gjinarit dhe Funarit “Zonë e Mbrojtur”. Pas një diskutimi mes ekspertësh të fushës propozimi iu dërgua Ministrisë së Turizmit për aprovim. Drejtori i Zonave të Mbrojtura Fatmir Brazhda theksoi se shpallja e këtyre destinavioneve parqe të mbrojtura do ti japë hov zhvillimit të tyre.
Ndryshimi i statusit të destinacioneve turistike në Zona të Mbrojtura i jep mundësi pushtetit lokal të konkurojë me projekte për të përfituar investime. Kujtojmë se Gjinari dhe Funari kanë probleme të theksuara me infrastrukturën rrugore, cka penalizon turizmin.
Edhe pse prej afro 4 vitesh Gjinari dhe Funari janë pjesë e projektit të 100 fshtrave deri më tani nuk kanë njohur investime.Në bashkinë e Elbasanit janë disa zona të cilat falë relievit ofrojnë mundësi shumë të medha për të zhvilluat turizmin.