Gjykata e Fierit pritet të japë sot masën e sigurisë për Petrit Mamaj, i cili një ditë më parë pvrau me thikën e bukës bashkëshorten e tij Valdete Mamaj.
56-vjeçari që ka pranuar tashmë krimin ka shkuar në gjykatë me pranga në duar dhe nën masa të shtuara policie.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në banesën e çiftit në Lushnje. Ngjarja dyshohet për motive xhelozie.
Mësohet se 56-vjeçari e qëlloi me thikë në gjoks bashkëshorten e tij dhe më pas ai shkoi në lokal për të ngrënë.
Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje por pas hetimeve u zbuluya se kishte qenë pikërisht ai autori.