Nicholas Hutchins vrau bashkëshorten e tij në 31 korrik 2020. Pas më shumë se 1 viti përballje në gjykatë, vrasësi ka treguar se e vrau gruan e tij për arsye xhelozie dhe nuk e duronte dot që ajo të krijonte marrëdhënie me dikë tjetër.
Sot, ai doli para trupit gjykues të Gjykatës Mbretërore të Croydonit ku u shpall fajtor për krimin e kryer. Crowdon Crown Court.
Mëngjesin e 31 korrikut, Nicholas iu afrua gruas së tij dhe iu drejtua duke i thënë “Të dua, nuk duhej të më kishe lënë”. Në momentin, kur e ndjera mbuloi fytyrën pasi mendoi se ai do ta godiste me grusht, fatkeqësisht, bashkëshorti i saj e goditi 4 herë me thikë. Njëri prej fqinjëve ndërhyri duke e përplasur në shesh vrasësin, por ishte tepër vonë.
Më tej, para trupit gjykues Nicholas Hutchins se një mbrëmje ai u nervozua pasi ajo kishte shkuar me miqtë e saj për të dëgjuar grupin muzikor “Dream Boys”. Pasi u kthye në shtëpi, bashkëshorti i saj ishte alkoolizuar dhe e goditi me grusht pasi ajo fshiu makiazhin.
Pak ditë para datës së krimit, Nicholasi vendosi të vriste gruan e tij. Policia e kishte nxjerrë nga burgu pasi gruaja e tij e denoncoi për dhunë. Ai udhëtoi me autobus drejt Mitchim mëngjesin e 31 korrikut 2020 dhe i doli nga pas bashkëshortes.
Çifti ishte martuar prej 30 vitesh dhe kishin dy fëmijë.