Ish kryeministri, Sali Berisha: Më shumë se çdo gjë tjetër u rrokullisën buxhetet tuaja familjare, u rrokullisën të ardhurat tuaja, gjendja juaj. Mundësitë tuaj për të përballuar jetën. Sot pas 8 vitesh, në vend që varfëria të shkonte në ulje progresive, në vend që familjet që këtu në Vorë të ndihmoheshin nga bashkia shtu si më parë, në vend që fermerët e kësaj zone me fermat e tyre të kishin shtuar edhe tregun e madh të kryeqytetit, të kishin përparuar dhe pasuruar, në vend që rrogat dhe pensionet të ishin rritur, të gjitha këto kanë ecur në drejtim të kundërt. Investimet këtu në bashkinë e Vorës janë pakësuar, nuk ka pasur investime në infrastrukturë, në rrugë në kanalizime dhe për fermerët.
Unë ju garantoj se kemi cdo kusht dhe mundësi që asnjë shqiptar të mos njohë më varfërinë ekstreme.