Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë pas miratimit të zgjatjes së organeve të Vettingut me 118 vota pro nga Kuvendi i Shqipërisë. Meta u përpoq t’i shmangej pyetjes duke thënë se ende nuk i kishte shkuar në zyrë një vendim i tillë i Kuvendit.

Ilir Meta: Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk ka ardhur apo ndoshta nuk vjen, të mos futemi në çështje proceduriale. S’është zbardhur se këta dhe falsifikojnë. Dua tju them. Ky proces ishte parashikuar.