Një shpërthim ka tronditur në një fabrikë petrokimike në qytetin jugor të Yeosu, Koreja e Jugut.
Incidenti ka lënë të vdekur katër punëtorë dhe katër të tjerë janë plagosur, njoftoi policia koreane, citon aljazeera.
Shpërthimi ndodhi në orën 9:26 të mëngjesit në fabrikën Yeochun NCC Co. në Yeosu, rreth 320 km në jug të Seulit ndërsa tetë persona besohet se ishin në vendngjarje në atë kohë.
Zyra rajonale e ministrisë së punës të Koresë së Jugut i tha reuters se ka urdhëruar punëtorët të ndalonin punën në një pjesë të fabrikës.
“Nuk ka asnjë ndërprerje në prodhim, por ne kemi ndërprerë tërësisht punën e mirëmbajtjes dhe riparimit”, tha një zyrtar në YNCC për Reuters.
Policia dhe zjarrfikësit besojnë se shpërthimi ndodhi gjatë një testimi të sistemit të shkëmbimit të nxehtësisë së fabrikës dhe po hetojnë shkakun e saktë të shpërthimit.