Meksika është tronditur sërish nga vrasja e një tjetër gazetari gjatë ditës së enjte.
Gazetari Heber López Vásquez, i Noticias web u vra të enjten, sipas policisë duke theksuar se tashmë të dy autorët e dyshuar ishin arrestuar.
Ai është gazetari i pestë që vritet brenda këtij viti në Meksikë, sipas një raporti tbazuar në të dhënat e organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij (RSF).
Sipas prokurorit të shtetit Arturo Calvo, gazetari u vra brenda makinës së tij në Oaxaca. Dy autorët e dyshuar janë arrestuar.
“Edhe pse i kemi kapur dy autorët”, vijon hetimi dhe autoritetet nuk përjashtojnë ndonjë skenar për të arritur deri te “autorët që e porositën” këtë vrasje”, shtoi z.Kalvo.
Meksika konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë – më i rrezikshmi nëse përjashtohen zonat e luftës – për gazetarët që janë në rrezik hakmarrjeje për kartelet e drogës të shfrenuara në shumë nga 32 shtetet e saj.