Gorica, blegtori i fundit që mbashton dhe rrit bagëti të imta
Gjithë jetën e tij Bujar Gorica i’a ka dedikuar blektorisë . Si një formë trashëgimie nga babai ai ka vijuar traditën duke mbashtruar dhe rritur kryesisht bagëti të imta si dele dhe dhi të llojit Alpin. Bujari me familjen e tij jetojnë në fshatin Qykran të bashkisë së Cërrikut dhe kjo i mundëson edhe zhvillimin e punës së tij.Aktualisht ai ka 140 krerë dele dhe 20 dhi alpine. Përvoja e gjatë e punës disa vjeçare ka bërë që Bujari të aplikojë edhe në skemat e mbështetjes përmes subvencioneve. Ai thotë se për shkak të numrit të bagëtive që ka, ka përfituar edhe subvencionim nga shteti.
Në këtë punë Bujari nuk është i vetëm pasi të kujdesesh për blegtorinë është punë e lodhshme dhe që kërkon mund, ndaj ai ka edhe ndihmën e bashkëshortes.
Bujari është ndër të paktët fermerë të cilët vijojnë të mbashtrojnë dhe të rrisin bagëti të imta në qarkun e Elbasanit. Nga shitja e qumështit si dhe e gjesë së gjalë ai arrin të sigurojë të ardhura të mira.