Testime të vazhdueshme në laborator
Siguria dhe pastërtia e ujit të pijshëm mbetet problem në shumë zona të qarkut të Elbasanit. Për shkak të dëmtimeve apo amortizimit të disa rrjeteve të ujësjellësit në shumë ndërmarrje shpësh ka ndërprerje për shkak të sigurisë së konsumatorëve.
Në bashkinë e Gramshit situate paraqitet më e mirë pasi siç thonë specialistët mikrobiologjik kontrolli I cilësisë së ujit të pijshëm bëhet në mënyrë periodike në të paktën 10 degëzimet që përfshijnë bashkinë e Gramshit.
Sipas Dafina Shtyllës mostrat e ujit të pijshëm merren nga vendburimet dhe testohen në laborator.
Për shkak të dëmtimit të tubacioneve gjatë verës së kaluar në shumë zona pati probleme me ujin e pijshëm.