Deputetët e PD-së te Komisionit Hetimor kanë dalë në terren për inspektim në inceneratorin në Sharrë.

Pjesë nga biseda:

Drejtuesi teknik: Është tarifë e dakordësuar mes palëve dhe këtë kontratë e ka brenda afateve të ndërtimit.

Tabaku: Sipas kontratës, koncensionari ka bërë disa investime. Në këto dokumenta investitori duhet të financonte një shumë të aktuar, fatkeqësisht vetëm 30% të vlerës, pse ndodh kjo?

Drejtuesi teknik: Nga data e zbardhjes së lejes së ndërtimit, koncensionari e ka nisur nga data 1 janar 2018

Tabaku: Sapo është firmosur kontrata ka nisur pagesa.

Në vend plehrash jemi, ministria e finnancave thotë se duhet të bënit një investim 100%, pse thotë 30% dhe nuk është zbatuar kontrata.

Drejtuesi teknik: Unë nuk jam kompetent. Nëse investitori ka plan 6 vite, unën nuk e di. Unë jam inxhinier, nuk e kam idenë për hartimin e planit.

Tabaku: Ku janë administratorët, po pronarët e kompanisë. Erdhëm që erdhëm mos gjenim ndonjë kriminel që janë të shpallur ndërkombtarisht.

Ju nuk keni përgjegjës por mos u bëni barrierë.

Drejtuesi teknik: Jemi te hapur për cdo veprim!

Tabaku: Këtu nuk kryhet incenerim dhe ashtu sic kemi marrë raport, mund të ketë cdo lloj gjëje por procedura për të cilën është firmosur jo. Drejtuesi teknik po na thotë se këtu kryhet kjo procedurë sipas standardeve europiane. Ajo që ndodhi në Fier po ndodh në Tiranë, nuk ka incinerator.

Kemi paguar 35 milionë euro! Ja shihni pamjet!

-Drejtuesi teknik: Jemi brenda afatave të lejes së ndërtimit. Ndërtimi i impiantit kërkon kohë, nuk bëhet dot brenda ditës.

Tabaku: Pse Bashkia Tiranë e ka dhënë lejen e ndërtimit me vonesë? Boll mbrojtët Erion Veliajn, Klodian Zoton e morëm vesh.

–Këlliçi: Pse nuk janë këtu ata, për të dhënë sqarime?

Drejtuesi teknik: Po ju jap unë informacione teknike…

Këlliçi: Këtu ke qenë dhe vjet ti, e mbaj mend shumë mirë!

Tabaku: Si qytetar ti a ndjen ti barrë morale të mbrosh korrupsionin.

(E.D/faxweb.al)