Ditën e sotme në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, është mbajtur mbledhja e zakonshme e kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi.

Pas diskutimeve në këtë mbledhje janë miratuar disa projekt-ligje në planin e punës së këtij komisioni për vitin 2022.

PROJEKT-LIGJE TË MIRATUARA

Projektkodi Civil i Republikës së Kosovës nr.08/L-124. Projektligji nr.08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar; raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-020 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, si dhe raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.