Ndërsa gjithë fokusi është nëse Rusia do të pushtojë apo jo Ukrainën, dhe sesi do të reagojë Perëndimi,  i është kushtuar shumë pak vëmëndje popullit në lidhje më këtë krizë.

“Çfarë veprimesh do të marrë Moska për tiu kundërpërgjigjur Perëndimit ndaj agresionit të Rusisë dhe deri ku do të arrijë Perëndimi?”

Nëse Perëndimi dhe NATO-ja duan të ruajnë besueshmërinë, duhet të kenë një përgjigje. Pasi mosreagimi prodhon vetëm më shumë agresion të pakontestueshëm dhe mosreagimi mund të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Megjithatë, çdo krizë ka dinamikën e saj dhe është thelbësore që kjo dinamikë të merret parasysh kur shtetet të planifikojnë masat ndaj agresionit rus. Çdo garë gjeopolitike kërkon një përgjigje të menjëhershme, dhe pikërisht tani Uashingtoni, Londra, Brukseli dhe në të vërtetë Moska nuk po shqyrtojnë atë që vjen më pas ose çfarë do të vijë, raporton abcnews.al

Të shtunën, në një  telefonatë  me PresidentinVladimir Putin, Biden paralajmëroi se SHBA dhe aleatët e saj “do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë masa të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë” nëse Moska vendos të pushtojë Ukrainën.

Se çfarë nënkupton kjo mbetet për t’u parë.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se kanë opsione të shumta për tiu kundërpërgjigjur agresionit rus kundër Ukrainës. Deri më tani, sanksionet, duke  përfshirë masat  kundër  Presidentit Vladimir Putin dhe rrethit të tij të ngushtë, kërcënimin për të shkëputur Rusinë nga rrjeti bankar SWIFT dhe  duke mbështetur  një kryengritje kundër forcave ruse, të gjitha janë opsione të mundshme.

Tani  duket se zyrtarët amerikanë dhe europianë po përgatiten të synojnë bankat ruse si VTB dhe Sberbank të mbështetura nga shteti, dhe të sanksionojnë sektorët e teknologjisë dhe mbrojtjes të vendit, si dhe oligarkët e tij.

Megjithatë, këtu ka përfunduar dialogu. Nuk ka pasur asnjë diskutim  nëse Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.  Kjo është pjesë e planifikimit të arsyeshëm strategjik. Dikush mund të pretendojë se Rusia do t’i përgjigjet çdo reagimi nga ana e Perëndimit ndaj pushtimit të Ukrainës.

Si si do të kundërpërgjigjet Rusia, kjo sigurisht do të varet nga ajo që bën Perëndimi.

Pikërisht këtu ekziston një mundësi alarmante për pasoja dhe përshkallëzim të padëshiruar.  Rusia sigurisht ka menduar se si do ti kundërpërgjigjet veprimeve të Perëndimit, të cilat planifikuesit perëndimorë do të bënin mirë t’i merrnin parasysh.

Nga pikëpamja ekonomike, sigurisht që ekziston mundësia për pezullimin e  naftës dhe gazit, një armë  që Moska ka përdorur në të kaluarën për të ndikuar te vendet. Por Rusia është gjithashtu një eksportues kryesor i burimeve të tjera kritike dhe ka kërcënuar se do ti pezullojë ato.

Në fund të janarit 2021, nënkryetari i Këshillit të Federatës së Rusisë  sugjeroi  që Moska do të ngadalësonte ose ndalonte eksportin e burimeve natyrore në Europë. Ndërprerja e eksportit të lëndëve të para do të ketë efekte të konsiderueshme negative në tregje të tjera, ndoshta po aq sa çmimet e naftës dhe gazit.

A do të përgjigjet Rusia me sulme kibernetike?

E vërteta është se ata tashmë janë të përfshirë në një fushatë agresive kibernetike  kundër Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara. Moska do të vazhdojë këtë linjë përpjekjesh, pavarësisht nga rezultati i krizës aktuale. Në të vërtetë, vetëm javën e kaluar FBI  u kërkoi  bizneseve të raportonin çdo aktivitet të dyshuar hakerimi rus.

Rusia do të synojë, në rast të aktivitetit kibernetik komandën dhe kontrollin ukrainas, komunikimet dhe infrastrukturën tjetër kritike.  Nëse dhe kur Perëndimi i përgjigjet agresionit të Rusisë, situata do të përshkallëzohet nga ana tjetër, pasi Moska do të përdorë disa aftësi për të cilat inteligjenca amerikane ka të ngjarë të jetë në dijeni.

Deri më tani, Perëndimi ka pasur fatin të shmangë një luftë të drejtpërdrejtë në hapësirën kibernetike. Natyrisht, ka pasur sulme kibernetike dhe operacione të inteligjencës por një luftë e hapur në hapësirën kibernetike nuk ka ndodhur ende.

Imagjinoni një  sulm të stilit NotPetya në Shtetet e Bashkuara, në të cilin kompjuterët e sektorit financiar dhe rrjetit të energjisë elektrike, së bashku me bizneset e rregullta, do të fshihen.

A do ta forconte Rusia fushatën e saj të luftës politike?

Edhe kjo është një mundësi. Moska mund të zgjerojë përpjekjet e saj për të përkeqësuar përçarjet ekzistuese brenda vendeve europiane dhe në Shtetet e Bashkuara përmes dezinformatave.

Moska ka demonstruar një aftësi dhe interes për të ndërhyrë në zgjedhje, dhe ndërkohë që deri më tani është përmbajtur nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë, ajo mund ta ndryshojë atë kurs veprimi në një sulm më të drejtpërdrejtë.

Në të vërtetë, tashmë ka prova se Rusia ka ndërhyrë në listat zgjedhore në të kaluarën. Me një pjesë të madhe të popullsisë amerikane që tashmë vë në dyshim vërtetësinë e zgjedhjeve, do të nevojiteshin pak përpjekje  për të shkaktuar kaos dhe ndarje të mëtejshme.

A do të rrezikonte Rusia diçka më të guximshme dhe më agresive, duke kërkuar të rrisë presionin diku tjetër?

Pikërisht këtu dinamika e përshkallëzimit bëhet më shqetësuese. Moska do të mendonte marrjen e Gotland nga Suedia?

A do të kërkonte Kremlini të nxiste një krizë në një vend me një popullsi etnike ruse, si Estonia?

Ndërsa Putin,Presidenti Biden, dhe Presidenti Volodymyr Zelensky janë të gjithë aktorë racionalë që veprojnë brenda dinamikës së krizës së sistemeve racionale, një nxitje për t’u përgjigjur dhe presioni i momentit e mposht racionalitetin.

Kjo dinamikë duhet mbajtur parasysh ndërsa Perëndimi angazhohet me Rusinë dhe i përgjigjet agresionit të Moskës. Ka disa gjëra që duhen deklaruar  publikisht për të qetësuar aleatët dhe të tjera që duhen thënë privatisht për të penguar kundërshtarët, raporton abcnews.al

Kjo pasi fjalët e thëna apo të pa thëna, veprimët  e ndërmarra dhe veprimet e shmangura, të gjitha kanë pasoja dhe në fushën e gjeopolitikës, ato pasoja mund të jenë të tmerrshme.  

Tani për tani, ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet e Putinit dhe të sugjerosh të kundërtën mbetet një fantazi. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë Moska dhe, si e tillë, nuk e dimë se si do të përgjigjet Perëndimi.

Megjithatë, është e rëndësishme të mendojmë se çfarë mund të ndodhë tani dhe çfarë do të ndodhë më pas. Planifikimi dhe përgatitja nuk janë supozime për ndonjë rezultat specifik, por janë masa të kujdesshme përpara çdo krize.

Ne nuk duam të gjendemi të papërgatitur për përgjigjen e Rusisë dhe të biem në një kurth që vetëm do të rrisë tensionet.

/abcnews.al