Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për Theophilius Solom, ish futbollistin e Partizanit. Solomon u lirua në masën e garancisë pasurore prej 300 mijë lekësh.

Ai u arrestua disa javë më parë, pasi akuzohet se dhunoi të dashurën tij. Solomon u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në 17 shkurt, vendim që u ndryshua nga Apeli.

Në muajin janar, Solomon firmosi me një skuadër në Kuvajt, duke u larguar nga ekipi i Partizanit, por duket se ekipit të ri nuk do ti bashkohet dot deri në mbylljen e hesapeve me drejtësinë në Shqipëri.

Faxnews