Starton në dy gjimnaze projekti
Ditën e sotme “Parteriteti për femijët” në bashkëpunim me lëvizjen egjyptiane dhe rome dhe Qëndrën multifunksionale në Gjirokastër startuan projektin “Këshillim karriere” dhe angazhim qytetar i cili do të shtrihet në 6 gjimnaze.
Në Elbasan u përzgjodhën 2 gjimnazet “Mahir Domi” dhe “Vasil Kamami”. Ky projekt ka si qëllim orientimin e karrierës dhe vazhdimësisë së nxënësve si dhe të ngrejë grupe dhe praktika në shkolla si dhe klube të ndryshme në varësi të aftësive dhe talenteve të nxënësve.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha e gjimnazit ku dhe startoi ky projekt.
Dy shkollat e përzdhedhura ishin “Vasil Kamami” dhe “Mahir Domi” pasi janë në periferi të qytetit dhe nuk kanë qenë pjesë e këtyre projekteve më parë dhe orientimi i të rinjve është primar edhe në këto gjimnaze
Pjesë e këtij projekti janë dhe dy gjimnaze në Kukës dhe Gjirokastër.