Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shumica e të rriturve kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë në mënyrë që të jenë të çlodhur. Foto:Flickr

Studime të shumta në lidhje me cilësinë e gjumit janë përqendruar tek ndikimet e kohëzgjatjes tek shëndeti i trupit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shumica e të rriturve kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë në mënyrë që të jenë të çlodhur.

Fjetja për 7-8 orë ndihmon trupin të eliminojë rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve.

Edhe pse duket si një proces thjesht qetësues, gjumi ndihmon organizmin të mbrohet nga diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe depresioni.

Për herë të parë hidhet dritë mbi rëndësinë e orarit që përcaktojmë për të rënë për të fjetur dhe kur çohemi.

Tanimë ka të dhëna konkrete të cilat sugjerojnë se një orar i rregullt gjumi ndihmon në eliminimin e rrezikut të atakut në zemër.

Orari i rregullt lidhet me orën kur flini dhe kur zgjoheni, orar i cili qëndron i njëjtë për periudha të gjata.

Gjumi dhe Inflamacioni
AgroWeb.org ka publikuar artikujt të shumtë në lidhje me ndikimet që ka cilësia e gjumit tek shëndeti.

Ndikimin më të fortë e ka tek ndryshimet drastike në nivelin e sheqerit në gjak dhe tek inflamacioni.

Gjithçka lidhet me ciklin e gjumit, nëse diçka ndikon në prishjen e këtij cikli organizmi reagon përmes inflamacionit.

Inflamacioni krijon shumë probleme në organizëm duke nisur nga dëmtimi i arterieve.

Ky dëmtim vjen nga formimi i pllakave të kolesterolit të cilat bllokojnë qarkullimin e gjakut duke dëmtuar zemrën.

Nga ana tjetër një cikël i çrregullt gjumi nuk lejon trupin që të prodhojë leptinën.

Ky hormon rregullon ndjesinë e urisë, por duke qenë në mungesë, trupi fillon të mos tresë siç duhet ushqimin.

Diçka që çon në shtimin në peshë dhe në rezistencë nga insulinës, gjë që nxit inflamacionin .

Këshilla për t’u Ndjekur
Mjekët sugjerojnë që minimalisht pesë ditë të javës të mundoheni të keni një orar të rregullt të gjumit.

Pra mjafton të flini në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjoheni në një orë të caktuar.

Një rregull i tillë do të rregullojë orën biologjike dhe do të ndihmojë në shumë procese që trupi i kryen gjatë gjumit./AgroWeb.org