Shqipëria pësoi gjatë viteve të tranzicionit dëmtime të mëdha të sipërfaqeve me drufrutorë.
Pas mbi 20 vitesh, fermerët po i rikthehen rimbjelljes duke gjetur rrugë të reja fitimi.
Në Jug të Shqipërisë, interesimi më i madh është për agrumet kryesisht në zonat bregdetare, si dhe për arrat dhe lajthitë në zonat në brendësi.
Lajthia si të gjitha bimët e tjera arrore, është mbjellë afër vreshtave, por edhe si pengesë në formë gardhesh për të mbrojtur arat nga vërshimet e lumenjëve dhe përrenjëve.
- nga mundësitë e klimës së zonës,
- tregu i shitjes së tyre është krejt i sigurtë,
- si pasojë e ekzistencës së kompanive prodhuese të ëmbëlsirave
- mundësia e artë për eksport drejt tregjeve të huaja
Specialistët e bujqësisë tregojnë se interesimi për lajthitë ka bërë që vit pas viti, sipërfaqet me drufrutorë të shtohen.
Kultivimi i tyre madje nuk prek as sipërfaqet bujqësore, por zonat afër lumenjve.
Sot Shqipëria ka rreth 50 000 rrënjë të kultivuara në shkallë vendi.
Pothuaj të gjitha të kultivarit të fidanëve Visoka dhe gjysma kultivohen në rrethin e Fierit.