Tesla përballet me një tjetër investigim në SHBA, këtë herë mbi frenimin e papritur

Rregullatorët e sigurisë së makinave në SHBA kanë nisur një tjetër investigim rreth makinave Tesla, dhe kësaj here problemi qëndron në frenimin e menjëhershëm të makinës pa asnjë lloj arsyeje.

Qeveria tregon se ka marrë mbi 350 ankesa nga përdoruesit e modeleve 3 dhe Y gjatë 9 muajve të fundit. Në këtë hetim do të përfshihen 416,000 makina të prodhuara nga viti 2021 deri në vitin 2022. Megjithatë për fat të mirë nuk është raportuar asnjë aksident apo dëmtime për shkak të këtij problemi me sistemin e frenimit.

Në dokumentet e postuara ditën e enjte nga National Highway Traffic Safety Administration tregoget se ky frenim shfaqet më shpesh gjatë drejtimit të makinës në autostradë. “Kanë ardhur ankesa nga qytetarët që tregojnë për një frenim të shpejtë që ndodh pa asnjë paralajmërim dhe që përsëritet disa herë gjatë një cikli të drejtimit të makinës.” shkruhet në këto dokumente.

Hetimi për këtë problem i bashkohet dhe disa hetimeve të tjera që po kryhen dhe që kanë lidhje me shërbimin Autopilot të kompanisë dhe software-in “Full Self-Driving”. Gjithashtu kjo agjensi ka nisur investigimet për 33 raste aksidentesh ku është përfshirë sistemi driver-assist i makinës që nga viti 2016, ku 11 persona kanë humbur jetën.