Home AKTUALITET Rusët nxjerrin armët bërthamore/ Deklarata tronditëse: Pas Ukrainës, radhën e ka Ballkani!

Rusët nxjerrin armët bërthamore/ Deklarata tronditëse: Pas Ukrainës, radhën e ka Ballkani!

153

Pas Ukrainës Rusia ka ambicie drejt Ballkanit. Madje Ballkani Perëndimor vjen i dyti në axhendë.

Ndërkohë burime informojnë se rusët kanë nxjerrë në terren armët bërthamore që thonë se i kanë për stërvitje. Ndërsa Lis Truz, sekretarja e Jashtme britanike, paralajmëron se nëse nuk merren masa tani, pushtimi nuk përfundon në Ukrainë, por vjen deri në Ballkan.

Sipas Deutche Welles, separatistët që mbështeten nga Rusia kanë shtuar sulmet e tyre forcave ukrainase, por Kievi u ka dhënë urdhër trupave të veta që të mos kthejnë zjarrin për të mos i dhënë presidentit rus Vladimir Putin një justifikim për të nisur një pushtim.

Ndërsa paraqitet një situatë e rënduar në Lindje, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord të marrin masa urgjente për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Xhonson ka paralajmëruar se Moska po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që prej vitit 1945”.

“Të gjitha shenjat janë se plani, në disa kuptime, tashmë ka filluar”, tha ai për BBC-në.

Sekretarja e jashtme britanike Liz Truz kishte edhe një paralajmërim për Ballkanin.

“Duhet ta ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas, në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, tha ajo.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?” – ishte konstatimi i sekretares britanike.