Benet Beci është emëruar nga Partia Socialiste kryetar i Komisionit të Reformës Territoriale. Ndërkohë, siç raporton për abcnews.al gazetarja Erneta Shevroja, 7 anëtarët e tjerë ende nuk janë miratuar nga PS.

Ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale u miratua pak ditë më parë në Kuvend. Ky komision si dhe ai i Reformës Zgjedhore u kërkua nga Partia Demokratike. Në këmbim të tyre demokratët dhanë votat duke i bashkuar me socialistët për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Sakaq, PD ka ngritur grupin e punës për ndarjen e re territoriale, ku kanë organizuar edhe tryezën e parë publike, ndërkohë që ende nuk kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të tyre në komision.

Ndarja aktuale e territorit u miratua në vitin 2014. Në atë kohë Partia Demokratike braktisi punën në komision, ndërsa e cilëson si ndarje për pushtet në favor të socialistëve. g.v/abcnews.al