RUSI – Ushtria ruse raportoi së fundmi se ka vrarë 5 “sabotatorë” ukrainas në territorin rus. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rajonin e Rostovit. Sipas palës ruse, u shkatërruan disa automjete ushtarake dhe u vranë 5 ushtarë ukrainas, të cilët tentuan të thyenin kufirin.
Por, Kievi e ka mohuar një gjë të tillë duke shtuar se nuk ka personel ushtarak afër Rostovit.
Nga dita e premte janë vrarë 2 ushtarë ukrainas si dhe janë plagosur 4 të tjerë pas incidenteve në zonat kufitare të Ukrainës Lindore.
Burimi: Times of Israel