Një 23-vjeçare ka mbetur e “bllokuar” në apartamentin e saj në lagjen Qemal Stafa në Elbasan për disa orë gjatë mbrëmjes. Pas disa telefonatash pa përgjigje e motra e saj ka njoftuar policinë. Këta të fundit pas tentativave për të komunikuar me të renë nuk patën sukses duke u detyruar që të njoftonin forcat zjarrfikëse. Pas mbërritjes në vendngjarje këta të fundit janë ngjitur në apartamentin ku banonte 23-vjeçarja dhe kanë bërë të mundur hapjen e derës kryesore. Fatmirësisht e reja nuk ka pasur asnjë problem serioz. Efektivë të policisë ajo iu është përgjigjur se ishte duke fjetur dhe nuk i kishte dëgjuar thirrjet e tyre. Pasi u siguruan se e reja ishte në gjendje të mirë shëndetësore efektivët u larguan nga vendngjarja.
VIDEO/”Bllokohet” 23-vjeçarja. E motra alarmon policinë e Elbasanit
6989