Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet “objektiv kryesor i agresionit rus”, tha të enjten në mbrëmje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, ndërkohë që Rusia ka pushtuar ushtarakisht Ukrainën.

Duke folur me Wolf Blitzer të CNN në “The Situation Room”, Price tha se Zelensky “në shumë mënyra përfaqëson , madje personifikon -aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës , të popullit ukrainas”.

Sakaq, në një fjalim drejtuar popullit të tij orët e para të mëngjesit të sotëm, presidenti  Volodymyr Zelensky tha se nuk do të largohet nga vendi, ndonëse qëllimi kryesor i Putin është ai.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës më herët të enjten, duke dërguar trupa në ish-kombin sovjetik nga tre fronte dhe duke gjuajtur raketa në disa lokacione pranë kryeqytetit, Kiev. g.v/abcnews.al