Këshilli i Evropës njoftoi sot se ka pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë.
“Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës pas pushtimit të saj në Ukrainë,” tha të premten Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, i kryesuar nga Italia, ka vendosur të përjashtojë Federatën Ruse nga anëtarët e saj”, tha Di Maio në një deklaratë. “Italia e konsideron këtë një masë të nevojshme në dritën e sulmit të papranueshëm ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, që është një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.