35 persona, përfshirë dy fëmijë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve të ashpra në Kiev, sipas kryebashkiakut të qytetit, shkruan The Guardian
Ai nuk dha detaje të mëtejshme por sipas një raporti nga Reuters, duke cituar një këshilltar të ministrisë së brendshme, nuk raportohet për viktima në bllokun e apartamenteve që u godit mëngjesin e sotëm nga një raketë ruse.