Erdogan ka bllokuar kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi, sipas një njoftimi të presidentit të Ukrainës Vlodomyr Zelensky, në Twitter.
Gjithashtu, Turqia i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake dhe humanitare.
“I jam mirënjohës mikut tim Erdogan dhe popullit të Turqisë për mbështetjen e tyre të fortë. Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake nga Rusia në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën sot janë shumë të rëndësishme. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë!”, shkruan Zelensky.
a.m/dita