Erion Murataj PSD

Rumania ka mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët komercialë rusë, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Leja për kalime ajrore të kompanive ruse do të pezullohet, ka thënë Qeveria e Rumanisë.

Vetëm fluturimet e lidhura me ndihmë humanitare apo urgjenca të tjera do të përbëjnë përjashtim.

Edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Bullgarinë, tashmë kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse.

Gjermania po përgatitet për të vepruar njësoj, ndërkohë që në listën e shteteve që kanë bllokuar Rusinë është edhe Britania e Madhe.